×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Foto

    Nëna Ferdonije i bashkohet protestës “Jo në emrin tim” në Gjakovë

    Reporteri
    27 Shtator 2026 | 21:29

    Sonte në Gjakovë u mbajt protesta kundër aktgjykimit dënues ndaj drejtuesve të UÇK-së, e thirrur nga “Kuqezinjtë e Jakovës”. 

    Në protestë mori pjesë edhe Nëna Ferdonije Qerkezi, e cila gjatë luftës në Kosovë humbi bashkëshortin dhe katër djemtë e saj. Aty u shtrua edhe tavolina e pritjes.

    Nëna Ferdonije shihet e ulur në tryezën e shtruar e karriget bosh, shkruan Reporteri.net.

    Nënë Ferdonije Qerkezi mbeti e vetme në tryezë , e cila në luftë humbi bashkëshortin dhe 4 djemtë e saj, dy prej të cilëve janë gjetur, derisa bashkëshorti dhe dy djem të tjerë ende figurojnë të zhdukur.

    Ndryshe, shtëpia e Nënë Ferdonijes është shndërruar në shtëpi Muze ku ruhen të gjitha reliktet e anëtarëve të familjes Qerkezi, që nga koha e luftës.

    Në 27 mars 1999, lufta e Kosovës i mori nënës Ferdonije burrin dhe katër djemtë e saj. /Reporteri.net/.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!