×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Valon Murati, Hysni Klinaku e Leart Ajvazi folës në natën e 14-të të protestës

    Reporteri
    29 Shtator 2026 | 13:04

    Protesta “Jo në emrin tim” vazhdon sonte, më 29 shtator, me natën e saj të 14-të në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

    Organizatori i protestës, Çlirim Haziri, do t’i kërkojë Qeverisë ta procedojë sa më parë në Kuvend projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara, dhe që deputetët ta votojnë pa humbur kohë.

    Para protestuesve do të flasin edhe veterani dhe profesori Valon Murati, matematicieni dhe publicisti Leart Ajvazi, si dhe këngëtari Hysni Klinaku, i cili do të interpretojë edhe një këngë.
    Në ekranin LED do të shfaqet videoja “Rrëfimi i ushtares”, ndërsa një nga momentet simbolike të mbrëmjes do të jetë një minutë heshtje për drejtësinë.

    Protesta nis në orën 21:00.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!