Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Besnik Tahiri ka pyetur se pse nuk po shkon në Kuvend Ligji për Specialen.
Tahiri ka thënë se ligji “nuk është dokument i NASA-s”.
“Pse nuk kthehet Ligji në Kuvend nga Ministria e Drejtësisë? Ai Ligj nuk është ndonjë dokument analitik i NASA-s. Është ligj, me disa nene, që mund të diskutohet, ndryshohet dhe votohet. Pse kjo logjikë anti-shtetërore? Kujt po i lëmë ngile kështu?
Pse nuk ka diskurs serioz për zgjedhjen e Presidentit? Pse nuk flitet seriozisht për një shtet funksional dhe llogaridhënie? Sepse duket se qëllimi nuk është zgjidhja e krizave, por kalimi nga një krizë në tjetrën.
Kjo nuk është qeverisje. Është shtyrje e vazhdueshme e problemit deri në minutën e fundit.
Shteti nuk qeveriset në 24 orët e fundit”, ka shkruar ai.