×
  • Sport
  • Raporto
  • Sport

    “Koha të reflektojmë”, Baton Zabërgja thirrje yjeve të Kosovës para përballjes me Izraelin

    Reporteri
    29 Shtator 2026 | 18:10

    Sulmuesi Baton Zabërgja thotë se Kombëtarja e Kosovës duhet të reflektojë para sfidës me Izraelin.

    “Dardanët” duhet patjetër t’i marrin pikët e plota ndaj Izraelit, sidomos pas humbjes nga Austria nëse duan të mbesin në garë për promovim direkt në Ligën A.

    Për faqen zyrtare të FFK-së, Zabërgja thotë se gjithçka po shkon mirë si dhe atmosfera në kamp është e shkëlqyer.

    “Stërvitja shkoi mjaft mirë sepse i gjithë ekipi ishte në gjendje të mirë fizike dhe atmosfera është e mirë. Shpresojmë që në ndeshjen e ardhshme të japim maksimumin”.

    Ai tutje shtoi se kanë analizuar kundërshtarin dhe objektivi është fitorja.

    “Kemi analizuar Izraelin, janë kundërshtar i fortë dhe duhet t’i qasemi ndeshjes me përqendrim 100 për qind dhe në fund të arrijmë fitoren. Është koha të reflektojmë nga humbja e Austrisë në këtë grup që kemi dhe shpresoj në fitore”.

    Përndryshe, Zabërgja ka qenë titullar te Kosova në dy përballjet e fundit për Ligën e Kombeve.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!