×
  • Lajme
  • Raporto
  • Fokus

    Behrami dhe Jashari largohen demonstrativisht nga mbledhja e Komisionit, kërkojnë ligjin për Specialen

    Reporteri
    30 Shtator 2026 | 11:50

    Deputeti i PDK-së, Artan Behrami, ka bërë të ditur se bashkë me kolegen e tij, Sala Jashari, janë larguar në mënyrë demonstrative pas konstituimit të Komisionit për të Drejtat e Njeriut.

    Behrami ka thënë se ky veprim lidhet me situatën pas aktgjykimit të Dhomave të Specializuara të Kosovës dhe ka kritikuar institucionet për, siç është shprehur ai, “simulim të normalitetit”.

    “Flamuri i Kosovës dhe i UÇK-së janë në gjysmë shtize. Prandaj, Qeveria e Kosovës dhe Kuvendi i Kosovës nuk mund të simulojnë normalitet”, ka deklaruar Behrami.

    Ai ka kërkuar që ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës të jetë prioritet i institucioneve.

    “Nuk ka asnjë temë, asnjë ligj, asnjë vendim, asnjë qëndrim, asnjë kauzë më të rëndësishme sesa ndryshimi i Ligjit për Dhomat e Specializuara të Kosovës”, ka shkruar Behrami.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!