×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë të Viktimave: 48 raste të dhunës në familje brenda një jave

    Reporteri
    02 Tetor 2026 | 14:19

    Gjatë periudhës 25 shtator – 2 tetor 2026, Zyra për Mbrojtje dhe Ndihmë Viktimave ka evidentuar dhe trajtuar 57 raste të reja të shkeljeve ligjore e veprave penale.

    Nga këto raste, 48 kanë të bëjnë me dhunë në familje, ndërsa janë trajtuar edhe raste të trafikimit, dhunës seksuale, ngacmimit, vrasjes në tentativë, bashkëjetesës nën moshën 16-vjeçare dhe krimeve të luftës.

    Gjatë kësaj periudhe, Mbrojtësit e Viktimave kanë qenë të angazhuar edhe në 104 seanca gjyqësore dhe 19 seanca në Prokurori.

    Po ashtu, janë dhënë 63 këshilla juridike dhe janë parashtruar kërkesa për urdhra mbrojtjeje.

    Sipas të dhënave të ZMNV-së, gjatë kësaj jave janë shqiptuar edhe 19 aktgjykime dënuese, ndërsa janë regjistruar edhe vendime për kompensimin e viktimave, ankesa dhe referime të rasteve në institucione të tjera.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!