×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / E FUNDIT

    Gjendet i vdekur një 19-vjeçar në Nikaj të Kaçanikut, policia nis hetimet

    Reporteri
    03 Tetor 2026 | 21:53

    Një 19-vjeçar është gjetur i vdekur të shtunën në fshatin Nikaj të Kaçanikut, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për të sqaruar rrethanat e rastit.

    Policia është njoftuar rreth orës 13:30, pasi familjarët e kishin gjetur të riun pa shenja jete.

    Zëdhënësi i Policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli, ka konfirmuar rastin.

    Pas raportimit, në vendin e ngjarjes kanë shkuar policët nga Kaçaniku, hetuesit rajonalë, forenzika dhe ekipi mjekësor i QKMF-së së Kaçanikut.

    Personeli shëndetësor ka konstatuar vdekjen e 19-vjeçarit.

    Sipas të dhënave të para të Policisë, gjatë kontrollit të vendit të ngjarjes dhe ekzaminimit fillestar të trupit nuk janë gjetur shenja që sugjerojnë përfshirjen e personave të tjerë.

    Policia po e trajton rastin, në këtë fazë, si vdekje të dyshuar nga vetëvrasja, ndërsa hetimet për rrethanat e plota po vazhdojnë.

    “Bazuar në të dhënat fillestare, dyshohet se i riu ka kryer vetëvrasje. Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit, i cili ka autorizuar hetuesit rajonalë që të vazhdojnë punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit”, tha Veseli.

    Rasti tashmë është duke u trajtuar nga hetuesit rajonalë me autorizim të Prokurorisë së Shtetit.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!