×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Ish-kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetimore

    Williamson: Do të isha i befasuar nëse Gjykata Speciale vazhdon me raste të tjera

    Reporteri
    03 Tetor 2026 | 23:16

    Clint Williamson, ish-kryeprokuror i Task Forcës Speciale Hetimore, ka folur zhvillimet e fundit dhe punën e Dhomave të Specializuara të Kosovës.

    Në një intervistë për BIRN, Sai tha se vendimi i Gjykatës Speciale, ku ish-krerët e UÇK-së u dënuan për krime lufte, përputhen në masë të madhe me përfundimet paraprake të hetimit të tij në vitin 2014, ndonëse kufizimet juridike kaluan fokusin ekskluzivisht te periudha e konfliktit të armatosur.

    Williamson thot se gjykata nuk ishte ngritur kundër UÇK-së si organizatë, por për të hetuar përgjegjësinë individuale të ish-krerëve të saj, duke theksuar se akuzat për një ndërmarrje të përbashkët kriminale i referohen vetëm akteve të veçanta e jo vetë rezistencës.

    Ai ka thënë se do të ishte i befasuar nëse Gjykata Speciale vazhdon me raste të tjera

    “Do të isha shumë i surprizuar nëse ka një vazhdimësi të hetimeve. Mendoj se ka ende disa çështje të tjera dytësore që lidhen me frikësimin e dëshmitarëve dhe gjëra të tilla që po trajtohen nga Gjykata. Por mendoj se puna kryesore e gjykatës do të kryhet me këtë aktgjykim. Kështu që unë personalisht do të isha i surprizuar nëse mandati i Gjykatës zgjatet për të shqyrtuar raste të tjera”, ka thënë ai.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!