×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Njoftimi i IHMK-së

    Moti sot me diell, temperatura deri në 24 gradë

    Reporteri
    04 Tetor 2026 | 7:59

    Ediela, do të karakterizohet nga mot me diell dhe vranësira të ndryshueshme në Kosovë, ndërsa nuk priten reshje.

    Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin nga 0 deri në 3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 19 deri në 24 gradë.

    Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 1 deri në 3 metra për sekondë.

    “Temperaturat minimale: 0°C deri në 3°C, ndërsa maksimalet: 19°C deri në 24°C”, thuhet në njoftimin e Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës transmeton Klankosova.tv.

    Instituti vlerëson se kushtet biometeorologjike do të jenë përgjithësisht të mira dhe të përshtatshme për aktivitete në ambiente të hapura. Rritja e temperaturave gjatë ditës pritet të krijojë kushte më të favorshme termike, ndërsa orët e mëngjesit do të jenë më të ftohta.

    Megjithatë, sipas tendencave aktuale të parashikimeve, situata atmosferike pritet të ndryshojë në fund të javës.

    “Më 9 dhe 10 tetor pritet një ndryshim i kushteve atmosferike, me mundësi për reshje shiu në të gjithë territorin e Kosovës”, njofton IHMK.

    Në viset e larta, mbi 1,200 metra mbi nivelin e detit, parashikohen edhe kushte për reshje bore.

    Instituti thekson se ndryshimi i motit mund të jetë i favorshëm, veçanërisht për bujqësinë dhe përgatitjen e tokës, pas periudhës së thatë.

    Megjithatë, IHMK sqaron se sasia dhe shpërndarja e reshjeve do të jenë më të qarta me afrimin e datave 9 dhe 10 tetor, ndaj parashikimet mund të pësojnë ndryshime në ditët në vijim.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!