×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme / Video

    Rikthehet flamuri kuqezi në majën e Korabit, largohet ai maqedonas

    Reporteri
    04 Tetor 2026 | 8:02

    Flamuri shqiptar është rikthyer në majën e Korabit, pasi ishte hequr nga vendi ku ishte vendosur më herët dhe në të ishte vendosur flamuri i Maqedonisë së Veriut.

    Maja e Korabit, në lartësinë 2764 metra, ndodhet në kufirin mes Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

    Rikthimi i simbolit kuqezi është bërë nga një grup studentësh shqiptarë nga Shkupi dhe Tetova, në bashkëpunim me patriotë dibranë të Maqellarës, sipas njoftimit të publikuar nga ish-deputeti i PD-së, Azgan Haklaj.

    Faqja zyrtare e Ambasadës së Shqipërisë konfirmon se Meidani është ambasadori i Jashtëzakonshëm dhe Fuqiplotë i Shqipërisë në Maqedoninë e Veriut.

    Ngjarja vjen pas një serie zhvillimesh në majën e Korabit. Në fund të shtatorit, pamjet e publikuara në rrjetet sociale tregonin se në vendin ku ishte vendosur më herët simboli shqiptar ishte shfaqur një flamur maqedonas. Rasti u raportua edhe nga mediat e Maqedonisë së Veriut, të cilat shkruan për zëvendësimin e simboleve në majën e Korabit.

    Më herët, Federata Shqiptare e Alpinizmit dhe Turizmit Malor kishte kërkuar verifikimin e ngjarjes dhe identifikimin e personave përgjegjës për heqjen e simbolit shqiptar./Top Channel

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!