×
  • Lajme
  • Raporto
  • Lajme

    Driton Gojani zgjidhet kryesues i bordit të ZRRE-së, kryeshefi i deritashëm humbi garën në Kuvend

    Reporteri
    05 Tetor 2026 | 13:37

    Driton Gojani është zgjedhur kryesues i bordit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë (ZRRE).

    Me 62 vota për, Gojani u zgjodh në këtë pozitë me votat e shumicës parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit.

    “Në bazë të raportit të komisionit zgjedhor, konstatojmë se Driton Gojani zgjidhet kryesues i bodit të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë me mandat pesëvjeçar”, konstatoi nënkryetari i Kuvendit, Ardian Gola.

    Kundërkandidati i tij, kryeshefi i deritashëm i ZRRE-së, Ymer Fejzullahu, mori 7 vota.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme
    ×

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2026. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!