×
  • Extra
  • Extra

    Paska edhe kësi: E preu drurin mbi 600 vite të vjetër, banorin e një fshati të Ferizajit e gjeti ‘hataja’

    Reporteri
    04 Nëntor 2019 | 12:45

    Një histori shumë ndryshe dhe tejet interesante, që asnjëherë nuk e keni dëgjuar, shkruan Gazeta Express.


    E gjitha kjo ka të bëjë me një dru bungu, cili mund të duket i thjeshtë dhe i zakonshëm, por për banorët e fshatit Greme të Komunës së Ferizajt është i veçantë dhe i shenjtë.

    Thuhet se është i vjetër mbi 600 vjet dhe sipas tyre i ka të veçantat e veta.

    Banorët thonë se askush nuk guxon që ta presë, në të kundërtën, kushdo që e dëmton këtë dru do ta gjejë një të keqe. Kështu të paktën rrëfen burri më i vjetër i lagjes Varvar, Isak Tahiri, i cili ka dëgjuar histori të shumta.

    Tahiri tregon edhe histori të tjera shumë interesante të cilat kanë ndodhur para 30 vitesh.

    Por, pavarësisht kësaj, Rrahimi Maliqi, i cili tani është 53 vjeç, nuk beson që 3 dekada më parë këmbën e lëndoi vetëm pse e preu një degë druri.

    Duket sikur Rrahimi është i vetmi në fshat që nuk e beson një gjë të tillë, të tjerët as që e konsiderojnë që ta prekin, siç ata e quajnë, drurin e shenjtë.

    Sidoqoftë, ky dru mbetët pikë takimi i të gjithë banorëve të këtij fshati.

    Grema ka mbi 10 mijë banorë dhe përbëhet nga 15 lagje.

    Megjithatë, ky nuk është i vetmi fshat në Kosovë, banorët e të cilit besojnë se ka dru të shenjtë.

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!