Kryeministri, Albin Kurti, nuk është përgjigjur nëse sot do të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës.

I pyetur lidhur me zhvillimet e ditës dhe mundësinë e mbajtjes së seancës, Kurti është përgjigjur shkurt: “Do t’ju drejtohem më vonë.”

Sot është dita e fundit e afatit kushtetues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa në Kuvend mbetet pezull edhe miratimi në lexim të dytë i ndryshimeve në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Reklamë

Ndërkohë, Kurti do të mbajë sot konferencë për media, në orën 15:00, në Zyrën e Kryeministrit.

Lajmin për konferencën e ka bërë të ditur zëdhënësi i Qeverisë, Arlind Manxhuka.