Ambasadori i OSBE-së në Kosovë, Gerard McGurk, ka mirëpritur zgjedhjen e Justina Shiroka-Pulës në postin e presidentes së Kosovës, duke përgëzuar partitë politike për kompromisin dhe marrëveshjen e arritur.

Në një reagim pas zgjedhjes së presidentes së re, McGurk ka theksuar se interesat e qytetarëve dhe të komuniteteve që partitë përfaqësojnë duhet të jenë gjithmonë prioritet.

Ai ka veçuar edhe faktin që Kosova ka zgjedhur sërish një grua në postin e presidentes, duke kërkuar që ky shembull të reflektohet edhe në fusha të tjera të jetës publike.

Reklamë

“Gratë kanë nevojë për më shumë hapësirë në vendimmarrje, pavarësi më të madhe financiare dhe mbrojtje më të fuqishme nga dhuna me bazë gjinore dhe dhuna në familje”, ka shkruar McGurk.

Ambasadori ka bërë të ditur se OSBE-ja do të jetë partnere e presidentes Shiroka-Pula në avancimin e këtyre prioriteteve.

“Presidentja Shiroka-Pula do të gjejë një partner të përkushtuar te OSBE-ja në Kosovë, ndërsa punon për avancimin e këtyre prioriteteve”, thuhet në reagimin e tij.