Një vrasje ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në fshatin Pogragjë të Gjilanit.
Burime të gazetës online Reporteri.net bëjnë të ditur se rasti i rëndë ka ndodhur brenda familjes.
Sipas burimeve, bëhet fjalë për raportin baba-djalë.
Ekipet e Policisë së Kosovës dhe të Emergjencës kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Deri më tani nuk dihen rrethanat dhe motivet e rastit.
Reporteri.net ka kontaktuar Policinë e Kosovës dhe është në pritje të një versioni zyrtar lidhur me rastin.