Policia e Kosovës ka konfirmuar se një 31 vjeçar, me inicialet B.T. është arrestuar dhe ndaluar për 48 orë, në lidhje me vdekjen e një punëtori në vendpunishten në Ferizaj.
Ngjarja ka ndodhur të hënën pasdite në një objekt në ndërtim në rrugën “Cen Dugolli” në Ferizaj.
I dyshuari u ndalua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës“.
“Viktima është M.M., 54 vjeç, ndërsa B.T., 31 vjeç, është ndaluar për 48 orë nën dyshimin për veprën penale „Asgjësimi, dëmtimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës“, ka njoftuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli.
Sipas informatave fillestare, i ndjeri dyshohet se gjatë punimeve ndërtimore është rrëzuar nga kati përdhes në bodrum.