×
  • Sport
  • Sport

    Pesë futbollistët më të mirë në botë sipas Messit

    Reporteri
    30 Mars 2019 | 16:42

    Messi ka filluar ta ndjejë mungesën e Cristiano Ronaldos në Spanjë.


    Së fundi në një intervistë të gjatë për “947 FM Radio”, Lionel Messi ka zbuluar 5 lojtarët më të mirë në botë për momentin dhe mungesën e Cristiano Ronaldos në Spanjë, shkruan Reporteri.net

    “Eden Hazard, Neymar, Suarez, Aguero dhe Kylian Mbappe janë lojtarët më të mirë në botë për momentin. Mos u brengosni, nuk do ta lë Ronaldon jashtë, sepse atë e marr në një listë tjetër pranë vetës” ka thënë Messi duke aluduar se ai dhe Ronaldo janë në një tjetër nivel kundrejt pesë lojtarëve të lartcekur.

    https://www.facebook.com/OhMyGoal.KeliNetwork/videos/2265339930402936/

    Ai nuk mendon se është më i mirë se Ronaldo duke thënë se Juventusi është një skuadër e mirë dhe me Cristianon janë edhe më të fortë.

    “Ishte e bukur ta kishim Ronaldon në La Liga për prestigjin që ai i dha ligës edhe pse unë nuk e pëlqeja ta shikoja atë të fitojë trofe. Do të kisha dashur që ai të qëndronte” ka thënë Messi./Reporteri.net

    Shpërndaje:
    Të ngjashme
    Të ngjashme

    © Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Linku i lajmit u kopjua!