Dani Carvajal është transferuar te skuadra e Getafes si lojtar i lirë.

Getafe të martën e ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit spanjoll.

34-vjeçari Carvajal me Getafen ka nënshkruar kontratë deri në verën e vitit të ardhshëm.

Reklamë

Mbrojtësi i krahut ishte pa klub që kur kontrata me Realin i skadoi më 30 qershor.

Carvajal i ka luajtur 451 ndeshje me Madridin, ndërsa i ka realizuar 14 gola.

Carvajal ishte bashkuar me madrilenët që në vitin 2002.