Selena Gomez është futur në historinë e muzikës.
Vetëm pak ditë më parë ajo u kthye në tregun muzikor me dy këngë që flisnin për jetën e saj personale dhe marrëdhënien me ish të dashurin Justin Bieber.
Këngët e saj u kthyen në hit menjëherë. Por jo vetëm, ylli i muzikës është artistja e parë në historinë e muzikës që mban njëkohësisht vendin e parë në tabelat e Billboard 100 dhe Rolling Stone 100 me këngën “Lose You to Love Me”.
Gjithashtu Selena mban për herë të parë në karrierën e saj 10-vjeçare muzikore që qëndron në vend të parë në Billboard Hot 100.
Kënga “Lose You To Love Me” ka marrë mbi 112 milionë klikime në YouTube vetëm në 17 ditë nga publikimi i këngës.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.