Stuttgarti ka arritur të marrë fitoren e dytë radhazi në Ligën e Kampionëve.
Pasi fitoi ndaj Vikingut në xhiron e parë, skuadra gjermane ka triumfuar edhe sot ndaj Sllovan Bratisllavës.
Stuttgarti e mposhti Sllovanin në Bratisllavë, me shifrat prej 3-0.
Deniz Undav e shënoi golin e parë në këtë përballje.
Gjermani shënoi në minutën e 29-të, për t’ia dhënë epërsinë Stuttgartit në pjesën e parë.
45-minutëshi i parë u mbyll me këto shifra, derisa në të dytën shënoi edhe një gol tjetër.
Sandro Cruz shënoi autogol në minutën e 65-të, për t’ia dhënë epërsinë e dyfishtë Stuttgartit.
Stuttgarti shënoi edhe një herë deri në fund, me Demirovicin që shënoi për 3-0, në minutën e 90-të.
Gjermanët kanë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e para, derisa Sllovan Bratisllava mbetet në zero pikë.