Bashkëshorti jo vetëm që e tradhtonte, por e goditi 46 herë me thika.
10 prej thikave që mori në bark i dëmtuan mushkëritë, mëlçinë dhe zorrët.
14 goditje i mori në gjinj e në kraharor. Të dyja mushkëritë iu çanë dhe bënë që vajza të rrinte 17 ditë në spital, por prapë, edhe pse gjatë sulmit ishte e sigurt që do të vdiste, sot ajo e ka falur bashkëshortin dhe shpreson të krijojë familje me të.
Ajo quhet Shannon Barnard, është 21 vjeçe nga Kenti i Anglisë, dhe është martuar në moshë të vogël me Michael Barnard. Bashkëshorti e sulmoi pak ditë pasi ajo kishte zbuluar që ai e tradhtonte me një vajzë tjetër.
Ai është dënuar me 20 vite burg, por vajza thotë se vazhdon ta dashurojë dhe i bën thirrje burgut që ta lejojë ta takojë dy herë në javë.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.