Antonio Conte është më afër se kurrë emërimit si trajner i ri i Manchester Unitedit, raporton mediumi italian “Il Mattino”.

Sipas këtij raportimi, drejtuesit e klubit anglez po shqyrtojnë mundësinë e ndryshimit të trajnerit, me Michael Carrick që rrezikon të shkarkohet pas humbjes ndaj Atletico Madridit.

Conte është shfaqur si kandidati kryesor për të marrë drejtimin e “Djajve të Kuq”, në një moment kur klubi mund të vendosë për një ndryshim të rëndësishëm në pankinë.

Reklamë

Trajneri italian njihet për karakterin e fortë dhe aftësinë për të ndërtuar skuadra konkurruese, ndërsa përvoja e tij në futbollin anglez, ku ka fituar titullin e Premierligës me Chelsean, mund ta bëjë një opsion tërheqës për Manchester Unitedin.

Sipas “Il Mattino”, një ndryshim në pankinën e Unitedit mund të ndodhë shumë shpejt, ndërsa Conte shihet si emri kryesor për ta marrë drejtimin e skuadrës.

Megjithatë, deri më tani bëhet fjalë për raportime mediatike dhe nuk ka konfirmim zyrtar për emërimin e italianit apo për shkarkimin e Carrickut.