Kejvina Kthella ka mahnitur jurinë e “Dance with me”.
Ndryshe nga herët e tjera Kejvina Kthella të hënën në ‘Dance with me’ është paraqitur me një stil ndryshe, ajo mahniti jurinë me ‘belly dance’, shkruan lajmi.net.
E veshur si një valltare arabe, biondina arrit të marrë notën më të lartë 10 nga juria.
Ndërsa Valer Kolnikaj kishte kritikuar pak Kejvinën ku i tha se ke kërcyer vetëm me pjesën e poshtme ndërsa pjesën ku ke investuar shumë nuk ke kërcyer, ai ju referua gjoksit të modeles e cila kishte pranuar ndërhyrjet.
