Moderatorja dhe autorja Arbana Osmani ka reaguar përmes një mesazhi publik lidhur me protestat në Shqipëri, duke dënuar dhunën dhe duke i bërë thirrje kryeministrit Edi Rama të dëgjojë qytetarët.

Pas disa ditësh në heshtje, Osmani ka ndarë reflektimin e saj për situatën në vend, duke theksuar se zhvillimet e fundit nuk duhen trajtuar si një spektakël për komente në rrjetet sociale, por duhen kuptuar përpara se të jepet një reagim.

Në reagimin e saj, ajo kritikon gjithashtu personat që sipas saj justifikojnë dhunën përmes statuseve populiste në rrjetet sociale.

Reklamë

Postimi i plotë

Kam zgjedhur të hesht këto ditë, për të kuptuar më mirë se ç’po ndodh; sepse mendoj se ajo që po ndodh sot në Shqipëri nuk është një reality show që duhet komentuar me tifozllëk nga divani i shtëpisë, as një mundësi për t’u shfaqur populiste me statuse për më shumë likes në instagram.

Duhet kuptuar, për të reaguar. Si një nënë e 3 fëmijëve, më dhemb të shoh të rinjtë e pashpresë, disa prej tyre në moshën e djalit tim, të rrihen dhe lëndohen duke marrë dhunën si të vetmen përgjigje për kërkesat e tyre legjitime, ashtu siç më dhemb të shoh Tiranën të digjet për të disatën herë në këto 30 vite.

Unë nuk kam besuar dhe nuk besoj kurrë se dhuna është zgjidhja. Këtë e mendoj qoftë për ata policët që tentojnë të shpërndajnë turmat me shkopinj gome, qoftë për ata që shkatërrojnë institucione e biznese që iu përkasin të gjithëve, qoftë dhe për plot miq e mikesha të instagramit që me statuset e tyre populiste justifikojnë dhunën.

Por si qytetare e këtij vendi ku kam vendosur të rris fëmijët e mi, sot më shumë se kurrë ndjej t’i them me zë të lartë kryeministrit “Mjaft; respekto popullin tënd, dëgjoje”.
Askush nuk e meriton këtë.

Reklamë

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Arbana Osmani (@arbanao)

Reklamë