Modelja Oriola Marashi ka bërë apel për ndihmë pas humbjes së qenushes së saj, Lola, në zonën e Patokut.

Sipas njoftimit të publikuar në rrjetet sociale, Lola ka humbur më 17 tetor, rreth orës 16:27.

Qenushja është e racës Toy Poodle, me ngjyrë kafe dhe peshë rreth 3.3 kilogramë. Në momentin e humbjes, ajo kishte një rrip të zi dhe përshkruhet si e frikësuar.
Për gjetjen dhe kthimin e saj, është ofruar një shpërblim prej 2.000 eurosh.

Reklamë