Ajo është një nga aktoret më të njohura të “Hollywood”. Pavarësisht një karriere të suksesshme, Penelope Cruz tregon se është një shqiptare që i ka ndryshuar jetën.
Bëhet fjalë për Nënë Terezën. Në një postim në “Instagram”, aktorja e famshme shfaqet përkrah Nënë Terezës duke shprehur mirënjohjen ndaj saj.
“Duke kujtuar këtë grua të mrekullueshme dhe kohën që kalova me të. Vërtet më ndryshoi jetën! Gjithmonë në zemrën time!”.
Kjo foto u përket viteve ’90 dhe është pëlqyer nga fansat e saj por edhe nga njerëz të tjerë të famshëm, transmeton Panorama.
Penelope ka qenë dikur vullnetare në Kalkutë ku është kujdesur për të varfërit dhe të sëmurët atje, së bashku me Nënë Terezën.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.