Dy të burgosur, të akuzuar për vrasje shpëtuan nga një burg në Kaliforni pasi realizuan një arratisje spektakolare.
Përkatësisht, ata bënë një vrimë në tavanin e banjës, duke arritur në këtë mënyrë të arratisen nga burgu përmes murit, transmeton Reporteri.net.
Të burgosurit Santos Fonseka, 21 vjeçar dhe Jonathan Salazar, 20 vjeçar bënë një vrimë jo më shumë se 20 inç të gjatë dhe 56 inç të gjerë duke arritur kështu të largohen nga burgu po vuanin dënimin, shkruan AP.
“Konsiderojmë se janë shumë të rrezikshëm. Ju lutemi telefononi policinë nëse i shihni apo se dini se ku janë”, u kanë bërë thirrje autoritetet qytetarëve.
Deri më tani, nuk dihet se sa kohë iu desh atyre të gërmonin vrimën për t’u arratisur.
Fonseka u mor në paraburgim në 7 qershor 2018 me akuzën e vrasjes dhe përpjekjes së grabitjes prej 2.25 milion dollarësh. Ai raportohet se vrau dy persona në fillim të këtij muaji.
Salazar u arrestua në 7 korrik 2018 për një vrasje të kryer në tetor të vitit 2017, njoftoi Departamenti i Policisë.
/Reporteri.net