Erling Haaland mund të largohet nga Manchester City në verën e ardhshme, ndërsa për shërbimet e sulmuesit norvegjez interesohen Barcelona, Real Madridi dhe Paris Saint-Germaini.

Sipas raportimeve në mediat angleze dhe spanjolle, pasiguria rreth situatës financiare dhe sanksioneve të mundshme ndaj Cityt mund ta hapë rrugën për largimin e tij. Haaland raportohet se preferon të luajë në Spanjë, çka favorizon dy gjigantët spanjollë.

Barcelona e sheh si përforcimin ideal të sulmit, ndërsa Reali duhet të shqyrtojë largimin e ndonjë ylli për të përballuar koston e marrëveshjes.

Reklamë

PSG-ja, nga ana tjetër, ka fuqinë financiare për të hyrë fuqishëm në garë.