Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitakun ka falenderuar Bedri Hamzën i cili pak minuta më parë dha dorëheqjen nga posti i kryetarit të kësaj partie.
Çitaku përmes një postimi në Facebook tha se ishte nder të punonte me të në një periudhë intensive mes tri palë zgjedhjeve nacionale.
Ajo tha se maturia dhe besimi i Hamzës i dha forcë partisë për të ecur përpara.
“Sot, kur Bedri Hamza përmbylli angazhimin e tij si kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës, dua ta falënderoj përzemërsisht dhe publikisht për përkushtimin dhe mirëkuptimin gjatë rrugëtimit tonë të përbashkët në këtë nivel bashkëpunimi.Bedri, ka qenë kënaqësi dhe nder të punojmë bashkë. Në një periudhë intensive, me tri palë zgjedhje nacionale në mes, maturia dhe besimi yt na kanë dhënë forcë për të ecur përpara.Ti e more përgjegjësinë e kryetarit i shtyrë nga nevoja për t’i shërbyer partisë dhe Kosovës, jo për ambicieje personale. Në një kohë të vështirë, ky angazhim ishte edhe në shërbim të çlirimtarëve tanë në Hagë, për të cilët u angazhove me tërë qenien.Jam e bindur se kemi ende shumë punë të mira për të bërë së bashku për PDK-në dhe Kosovën”, ka shkruar ajo.