Ish-kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, ka falenderuar Bedri Hamzën për kontributin dhe përkushtimin e tij në shërbim të partisë dhe Kosovës, pasi Hamza sot ka njoftuar largimin nga pozita e kryetarit të PDK.
Në një status të publikuar në rrjetet sociale, Krasniqi ka vlerësuar angazhimin e Hamzës si kandidat për kryeministër dhe më pas si kryetar të PDK-së, duke theksuar se partia përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira gjatë kësaj periudhe.
“Faleminderit, miku im Bedri, për kontributin e çmuar, përkushtimin e vazhdueshëm dhe shembullin që ke dhënë në shërbim të PDK-së dhe Kosovës. Me ty si kandidat për kryeministër dhe së fundmi edhe si kryetar, PDK-ja përballoi sfida të mëdha dhe arriti rezultate të mira. Maturia, ndershmëria dhe përkushtimi yt kanë qenë të vlerësuara në çdo hap të këtij rrugëtimi”, shkroi Krasniqi në Facebook.
