Një çantë që kthehet në vepër arti: marka franceze Schiaparelli sjell një aksesor të pazakontë, me një dorë të artë që mbështillet rreth gishtave të mbajtëses.

E quajtur Hand-in-Hand Clutch, çanta është realizuar me veshje të brendshme prej lëkure qengji. Elementi që e bën të veçantë është dora skulpturore në ngjyrë ari, me thonj të zbukuruar me gurë vezullues.

Me gjerësi 20 centimetra dhe një çmim prej 11 mijë dollarësh, çanta është një tjetër shembull i qasjes surrealiste të Schiaparelli-t, që ndërthur modën me artin dhe detajet e pazakonta.

Reklamë

Përtej funksionit praktik, ky aksesor është konceptuar si një objekt artistik që sfidon idenë tradicionale të çantës dhe e kthen atë në një deklaratë të guximshme stili.