Arrestohet personi që prezantohej si punonjës i AKI, kërkonte para për punësime në këtë agjenci, Policia jep detaje

Policia e Kosovës, ka njoftuar për arrestimin e një personi të dyshuar për mashtrim, i cili dyshohet se ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i AKI’së.

Në njoftim shtohet se, i arrestuari është D.N, dhe se i njëjti dyshohet se nga fillimi i vitit 2025 e deri në raportimin e rastit, ishte prezantuar rrejshëm si punonjës i Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë, duke i kërkuar shuma të ndryshme parash në këmbim të punësimit në këtë institucion.

Reklamë

Policia shton edhe që, me vendim të Prokurorit të Shtetit, ndaj të dyshuarit është caktuar masa e ndalimit për 48 orë, për procedura të mëtejshme ligjore.