Tre persona janë arrestuar nën dyshimin për tentim vrasje në Deçan, të enjten, pasi dyshohet se kishin tentuar ta ndalonin veturën e një personi dhe më pas kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të tij.
Sipas raportit të Policisë së Kosovës, njëri nga të dyshuarit dyshohet se ka përdorur armë zjarri gjatë incidentit, ndërsa pistoleta që dyshohet se është përdorur në rast është sekuestruar.
Pas arrestimit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari i tretë është liruar dhe rasti ndaj tij do të vazhdojë në procedurë të rregullt.
Policia nuk ka dhënë detaje të tjera lidhur me motivin e rastit.