Ka nisur protesta para Kryeministrisë. Në bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë janë mbledhur disa deputetë të Partisë Demokratike dhe simpatizantë.

Ata nisën marshimin nga selia e PD drejt godinës së Kryeministrisë. Ndërkohë në krye janë Flamur Noka dhe Agron Gjekmarkaj.

Direkt pas mbërritjes para Kryeministrisë, protestuesit kanë djegur jastëkët e vendosura nga Rama në tryezën e dialogut.

Reklamë

Ndërkohë, janë dëgjuar thirrjet e protestuesve: “Qeveria e Krimit”, “Jep dorëheqjen”.

Ndërkohë kjo e shtunë shënon ditën e 12-të të protestës studentore, ku për sot është thirrur për një tubim kombëtar në kryeqytet.

Me këtë protestë janë solidarizuar pedagogë, mjekë dhe sindikata e biznesit të vogël, ndërsa pjesëmarrje pritet edhe nga studentët e rretheve.