Se nga MC Kresha ka të reja në jetën private, kjo dihet tash e disa muaj. Përgjatë verës u përfol se reperi do të kurorëzojë dashurinë në Shtator teksa më pas dyshimet u shtuan edhe nga prania e Kreshës krah një bjonde misterioze në një prej restoranteve në Shqipëri me rastin e ditëlindjes.
Por, cila është e vërteta? Prive.al ka arritur të mësojë se reperi i njohur i ‘PINT’ është tash e disa muaj në lidhje me një vajzë të quajtur Erzina dhe shumë shpejt do e çojë lidhjen në një tjetër stad.
‘Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin Dhjetor. Madje, çifti e ka caktuar edhe datën për eventin’ – i kanë thënë portalit tonë burime tejet të sigurta.
Të njejtat burime të kanë zbuluar se kurorëzimi i dashurisë mes çiftit është planifikuar tejet privat dhe me një rreth të ngushtë.
Teksa për këtë pjesë nuk ka më dyshime, kurreshtja është për vajzën që i ka vjedhur zemrën reperit pas kaq kohësh nga momenti i fundit kur kemi dëgjuar për një lidhje serioze.
Prive.al mëson se Erzina me banim në Kanada një vit më parë është kthyer në Kosovë me punë duke qenë menaxherja kryesore e brendit ‘Zara’ pas një përvoje të dëshmuar menaxheriale përtej oqeanit. Qëndrimi në Kosovë duket të ketë qenë koha kur çifti janë takuar për herë të parë për të nisur një lidhje e cila po shkon drejt kurorëzimit.
Më poshtë ne ju sjellim edhe fotografinë e parë të çiftit të cilën kemi arritur ta sigurojmë së fundmi.
Reporteri.net është gazetë online e lajmeve nga vendi dhe bota. Qëllim kryesor ka informimin e drejtë, të paanshëm dhe të shpejtë. Reporteri.net, në pronësi të “R Media L.L.C.”, është themeluar në mars të vitit 2019 dhe drejtohet nga gazetarët Bekim Kabashi dhe Mentor Gjergjaj.
E-Mail: info@reporteri.net
Marketing: marketing@reporteri.net
Adresa: Rr. UÇK, Nr. 102/11 10000 Prishtinë, Kosovë
© Reporteri (R Media L.L.C.), 2019-2025. Të gjitha të drejtat e rezervuara.