Një aksident i rëndë trafiku ka përfunduar me fatalitet mbrëmjen e së shtunës në rrugën Ferizaj–Prishtinë, në Llapnasellë.
Sipas raportit të Policisë, aksidenti ka ndodhur më 24 tetor rreth orës 23:11 ku janë përfshirë dy automjete dhe një motoçikletë.
Si pasojë e aksidentit, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar drejtuesi i motoçikletës, një mashkull rreth 30-vjeçar, identiteti i të cilit ende nuk dihet.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.