Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një minutë heshtje në nderim të Arlinda Zekajt, e cila u vra të dielën në Vitomiricë të Pejës, si dhe të gjitha grave që kanë humbur jetën si pasojë e dhunës nga partnerët e tyre apo anëtarët e tjerë të familjes.

Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, para mbajtjes së një minute heshtje, tha se ky gjest është shprehje e respektit dhe solidaritetit me viktimat dhe familjet e tyre.

“ Më lejoni t’ju thërras që të mbajmë një minutë heshtje në nderim të gruas që u vra dje dhe të gjitha grave që kanë humbur jetën nga partnerët e tyre, por edhe nga anëtarë të tjerë të familjes. Kjo është një shprehje e respektit dhe solidaritetit tonë me viktimat dhe familjet e tyre, por edhe një kujtesë e dhimbshme se kemi përgjegjësi të përbashkët që të angazhohemi për parandalimin e këtyre tragjedive”, tha Haxhiu.

Reklamë