Komisionin Qendror të Zgjedhjeve ka bërë tërheqjen e shortit për procesin e auditimit të raporteve financiare të subjekteve politike, të cilat janë dorëzuar në Zyrën për Regjistrim, Certifikim dhe Kontrollin Financiar të Subjekteve Politike (ZRCKFSP).
“Nëpërmjet këtij shorti, i cili u zhvillua në prani të përfaqësuesve të subjekteve të ndryshme politike, është përcaktuar se cilat subjekte politike do të auditohen nga cilët operatorë ekonomikë/auditorë të autorizuar”, thuhet në njoftimin e publikuar nga KQZ.
Më tej, sipas KQZ-së, procesit të adutimit do t’i nënshtrohen 169 raporte, si në vijim:
• 52 raporte vjetore financiare të partive politike për vitin 2025;
• 93 raporte të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për Zgjedhjet Lokale në Republikën e Kosovës të mbajtura në tetor/nëntor 2025; dhe
• 24 raporte të deklarimit financiar të fushatës zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme për Kuvendin e Republikës së Kosovës të mbajtura në dhjetor 2025.
Në fund të njoftimit të këtij institucioni është bërë e ditur se me qëllim të rritjes së transparencës, të gjitha këto raporte financiare janë të publikuara në ueb faqen e KQZ-së, por do të publikohen edhe pas auditimit, së bashku me gjetjet e evidentuara.