Një person është arrestuar në Prishtinë, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një grua.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 26 tetor, rreth orës 20:30.

“Ankuesja, femër kosovare, ka raportuar se ishte ngacmuar seksualisht nga i dyshuari, mashkull kosovar.”, ka njoftuar Policia.

Reklamë

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./Reporteri.net/