Lamine Yamal dominoi në mbështetjen e publikut në të dhënat e platformës Betfair, por kjo nuk u përkthye në fitimin e Topit të Artë 2026.
Sipas gazetës spanjolle “Sport”, ylli i Barcelonës e mori 64 për qind të mbështetjes, ndërsa Harry Kane siguroi 17 për qind dhe Kylian Mbappé gjashtë për qind, përcjell “Gazeta Express”.
Megjithatë, në renditjen zyrtare, Kane u shpall fitues, Mbappé përfundoi i dyti dhe Yamal i treti.
Betfair tregon gjithashtu se Kane kryesoi në 12 nga 15 momentet e analizuara gjatë sezonit, ndërsa Yamal ishte favorit vetëm në dy raste.
Duhet theksuar se këto shifra pasqyrojnë mbështetjen dhe parashikimet në platformë, jo votat zyrtare të jurisë së Topit të Artë.