Në Pejë po mbahet ceremonia e varrimit të Arlinda Zekajt e cila u vra ditë më parë.
Imami i fshatit ku po varroset Arlinda është parë i emocionuar dhe në lotë, teksa njofton të pranishmit në varrim se duhet ta presin djalin e Arlindës, të cilin janë duke e sjellë Policia dhe qendra për punë sociale.
“Djalin janë tu e pru Policia. Janë rrugës Policia me të qendrës sociale. Na duhet me prit deri sa të mbërrin. Kërkoj prej juve që të mos mërzitet askush, se ja kemi borgj Arlindës ta përcjellim siç është më së miri. Kur të vijnë ja falim xhenazen.”, tha imami nën lotë.