Pasditen e së martës, Arlinda Zekajt i është dhënë lamtumira e fundit.

Ajo u vra para dy ditësh nga ish-kunati i saj, i cili vazhdon të jetë në arrati.

Në ceremoninë e varrimit kanë marrë pjesë shumë qytetarë, ndërsa emocionet kanë qenë të shumta. Familjarët, mes lotësh, e kanë përcjellë Arlindën për në banesën e fundit.

Reklamë

Në varrim ka qenë i pranishëm edhe djali i saj 12-vjeçar, i cili tashmë është marrë nën përkujdesjen e shtetit, me ç’rast është shoqëruar nga policia gjatë ceremonisë.