Zyra për media e kuvendit ka dhënë detaje për takimin e kryetares së parlamentit, Albulena Haxhiut, me kryeministrin Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në komunikatë, thuhet se gjatë takimit vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike.

‘’Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do t’i ndjekë nga afër deri në përfundim”, citohet të ketë thënë Haxhiu.

Reklamë

Komunikata:

Kryetarja Haxhiu takon Kryeministrin Mickoski, diskutojnë për thellimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve

Thellimi i bashkëpunimit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Republikës së Maqedonisë së Veriut, si dhe ecuria e projekteve të përbashkëta në interes të qytetarëve, ishte tema qëndrore e diskutimit në takimin që Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, zhvilloi në Shkup me Kryeministrin e Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski.

Në takim vëmendje të veçantë iu kushtua projekteve infrastrukturore, përfshirë lidhjen rrugore Prizren-Tetovë dhe autostradën Shkup-Bllacë, si dhe ndërlidhjes energjetike.

Kryetarja e Kuvendit tha se interesi ynë i përbashkët është që këto projekte të realizohen sa më parë, në mënyrë që zotimet të kthehen në rezultate konkrete.

Reklamë

“Këto projekte kanë rëndësi përtej infrastrukturës. Ato e lehtësojnë lëvizjen e njerëzve dhe të mallrave, dhe njëkohësisht tregojnë se Kosova dhe Maqedonia e Veriut bashkëpunojnë si dy fqinjë të mirë. Kuvendi i Kosovës do t’i mbështesë këto projekte dhe do t’i ndjekë nga afër deri në përfundim”, theksoi Kryetarja Haxhiu.