Po vazhdon protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit pas aksionit te Ministria e Drejtësisë dhe KPK, kanë vazhduar për tek stacioni qendror i Policisë së Kosovës në qendër të Prishtinës.
Protestuesit kanë gjuajtur me ngjyrë të kuqe dhe me tymuese.
Në Prishtinë po protestohet për vrasjen makabre të Arlinda Zekajt.
Arlinda Zekaj u vra më 25 tetor në Vitomiricë të Pejës.
Për rastin, i dyshuar është kunati i saj, Albert Sylaj, i cili u arrestua mbrëmë.
Tri ditë para se të vritej, ajo i ishte drejtuar me letër Prokurorisë Themelore në Pejë, duke kërkuar mbrojtje dhe duke shprehur shqetësimin për sigurinë e saj.
