Marta Kos, komisionerja evropiane për zgjerim, ka deklaruar se Serbia nuk do të mund të përparojë në rrugën drejt Bashkimit Evropian nëse nuk vendos sanksione ndaj Rusisë.
Kos iu përgjigj kështu pyetjes nëse Serbia mund të anëtarësohet në BE pa vendosur sanksione ndaj Rusisë.
“Nuk do të jetë e mundur që një vend që nuk përafrohet me ne për çështje me interes strategjik, siç janë politika e jashtme dhe ajo e sigurisë, përkatësisht lufta e përbashkët kundër Rusisë, veçanërisht në kontekstin e luftës ruse në Ukrainë, të përparojë. Kjo do të jetë shumë, shumë e vështirë”, tha Kos.
Megjithatë, siç theksoi ajo, Bashkimi Evropian ende nuk ka nisur bisedimet me qeverinë e re të Serbisë.
“Prandaj, fillimisht duhet të formojnë qeverinë e re dhe më pas do të shohim se si dhe nëse do të mund të vazhdojmë më tej në këtë fushë”, deklaroi Kos.
Will it be possible for Serbia to join the EU if the country won’t follow bloc’s Russia sanctions?
“Probably it will not be possible that a country who is not aligning with us on the strategic interest, which is foreign policy and security policy, meaning being together in fighting Russia,” said Marta Kos [@MartaKosEU], European Commissioner for Enlargement, in a special interview with TVP World’s Marcin Zaborowski.
ReklamëKos added that the EU hasn’t started talking with Serbia’s new government and will see “how we will be able to move on this field.”
Watch the full interview: https://t.co/VWTarYr7MB
— TVP World (@TVPWorld_com) October 27, 2026