Deputeti i Aleancës, Burim Ramdani, gjatë seancës së Kuvendit, ka kritikuar ministrin e Mbrojtjes, Ejup Maqedoncin, dhe kryeministrin Albin Kurti, lidhur me premtimin për fabrikën e municionit në Gjakovë.

Ramadani, ka kujtuar se premtimin se prodhimi do fillonte në fund të këtij viti, porse sot, ajo hapësirë është ‘’ledinë’’.

‘’Po na u përsëritet fatkeqësisht, fjalitë e mëdhaja por veprimet shumë të ngadalshme. Sikurse që është e njëjta besoj edhe me fabrikën e municionit në Gjakovë, edhe ju edhe kryeministri keni thanë që në fund të vitit 2026 fillon prodhimi, por sot fundi i viti 2026, është ledinë edhe më tutje’’, ka thënë Ramadani,.

Reklamë