Protestuesit kanë filluar të mblidhen për të dytën ditë me radhë në sheshin “Zahir Pajaziti” në Prishtinë, pas ngjarjes që ndodhi në Vitomericë të Pejës.

Sikurse edhe ditën e djeshme, edhe sot ata do të marshojnë drejt Ministrisë së Drejtësisë, Këshillit Prokurorial e Gjyqësor e deri tek Qeveria.

Ata po kërkojnë dorëheqjen e Donika Gërvallës dhe Xhelal Sveçlës.

Reklamë

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë të dielën në mbrëmje, në Vitomiricë të Pejës.

Për rastin është arrestuar kunati i saj, i cili tashmë është në paraburgim.

Vetëm tri ditë para se të vritej, Arlinda kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej, përmes një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë.