Protestuesit kanë lëshuar audio incizimet nga komunikimi i Arlinda Zekajt me togerin e Policisë së Kosovës, Faruk Muqolli.
Aty tashmë e ndjera i kërkon ndërmarrjen e veprimeve institucionale për rastin e saj, derisa Muqolli ndër të tjerash i kishte thënë viktimës, se “nuk e ka obligim të merret me të’’.
Në këtë bisedë Zekaj dëgjohet duke e paralajmëruar togerin Muqolli për rrezikun e vrasjes së saj, ndërsa i drejtohet edhe me fjalët “Faruk të lutna”.
Protestuesit thirren “marre”, ndërsa ma herët kërkuan edhe burgosjen e tij.
Muqolli është suspenduar sot.
