Po vazhdon për të dytën ditë me radhë protesta pas rastit të vrasjes së Arlinda Zekajt.
Protestuesit kanë bllokuar hyrjen e Ministrisë së Drejtësisë dhe po kërkojnë dorëheqjen e Donika Gërvallës nga pozita e ministres.
“Donika jep dorëheqje”, po brohoritet para MD-së.

Arlinda Zekaj u vra me sëpatë të dielën në mbrëmje, në Vitomiricë të Pejës.
Për rastin është arrestuar kunati i saj, i cili tashmë është në paraburgim.
Vetëm tri ditë para se të vritej, Arlinda kishte paralajmëruar për rrezikun me të cilin po përballej, përmes një letre drejtuar Prokurorisë në Pejë.