Përfaqësuese të Rrjetit të Grave, kanë takuar sot kryetaren e Kuvendit, Albulena Haxhiun.
Në njoftim bëhet e ditur se, gjatë takimit është diskutuar se çfarë mund të bëjë konkretisht Kuvendi për të parandaluar dhunën dhe vrasjet e grave.
Po ashtu, shtohet se, Rrjeti i Grave të Kosovës, gjatë takimit ka shtruar edhe disa kërkesa, ku ndër të tjerash janë: ndryshimin e Kodit Penal për përfshirjen e femicidit dhe dhunës së kryer përmes teknologjisë, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për punëtorët socialë dhe për shërbimet e specializuara për mbrojtjen dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
‘’ Gjithashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për organizatat e të drejtave të grave dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse’’, thuhet në reagim.
Postimi i plotë:
Drejtorja Ekzekutive e Rrjetit të Grave të Kosovës (RrGK), Nicole Farnsworth, së bashku me anëtaret e Bordit, Nermin Mahmuti, Maria Berishaj dhe Antigona Baxhaku Idrizi, u takuan sot me Kryetaren e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu dhe këshilltaret e saja.
Në këtë takim u diskutua se çfarë mund të bëjë konkretisht Kuvendi për të parandaluar dhunën dhe vrasjet e grave.
RrGK adresoi disa rekomandime konkrete, ndër të tjera: ndryshimin e Kodit Penal për përfshirjen e femicidit dhe dhunës së kryer përmes teknologjisë, fuqizimin e mekanizmave për mbrojtjen dhe trajtimin e rasteve të dhunës, si dhe sigurimin e buxhetit të mjaftueshëm për punëtorët socialë dhe për shërbimet e specializuara për mbrojtjen dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
Gjithashtu, u theksua rëndësia e mbështetjes për organizatat e të drejtave të grave dhe përfshirjes së tyre në proceset vendimmarrëse.
Në kuadër të kësaj përpjekjeje, RrGK u ka dërguar 120 zarfe personalisht deputetëve të Kuvendit, si dhe letra Kryeministrit dhe ministrave përkatës, me rekomandime konkrete se çfarë mund të ndërmarrin për parandalimin dhe adresimin e dhunës me bazë gjinore.
RrGK do të vazhdojë bashkëpunimin me Kuvendin dhe institucionet e Kosovës për të shtyrë përpara këto rekomandime dhe për të siguruar zbatimin e reformave të nevojshme për mbrojtjen e jetës dhe të drejtave të grave dhe vajzave.